POLITIKË /

“Udhëheqësit s’duhet të kenë frikë nga qytetarët e tyre”, mesazhi i shpërndarë nga ambasada e SHBA

Mesazhi i shpërndarë përmban një deklaratë të bërë më herët nga zv.presidenti aktual amerikan, J.D Vance.

Shkruar nga Versus

“Udhëheqësit s’duhet të kenë frikë nga

Në prag të datës së zgjedhjeve, kur çdo lloj mesazhi nga ndërkombëtarët interpretohet, ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një deklaratë të zv.presidentit aktual J.D Vance.

Thelbi i mesazhit është që udhëheqësit të mos kenë frikë nga qytetarët e tyre, edhe nëse këta të fundit kanë pikëpamje të ndryshme me ta.

"Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre."- Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance”- thuhet në statusin e publikuar nga ambasada e SHBA në Tiranë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: