
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim edhe me shqiptarët e Selanikut ku tha se 11 maji është dita e opozitës për t’u rikthyer në pushtet.
Ndërsa bëri një krahasim mes drejtuesit të fushatës së tij Christopher Lacivita dhe deputetit të PS, Vullnet Sina i cili është krah Ramës në Vlorë, duke thënë se socialisti helmoi shqiptarët me salmonelën e pulave.
“Por, 11 maji po afron. Është ora jonë! Është dita jonë! Dhe më 11 maj, shqiptarët do të vërshojnë nga toka, deti, ajri drejt Shqipërisë. Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, një nga kryestrategët e fitoreve në botë. Ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave. Në fakt, edhe vet Edi Ramën, që ta dini ju këtë. Po, po ua them unë ju. Dhe u tha mjekëve se: e kam nga breshka. Pra, ja ku ka mbetur”- u shpreh Berisha.
Më tej nuk la pa përmendur dhe falenderuar Ilir Vrenozin, simpatizanin e PD-së në Korçë i cili refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të pirë kafe me të dhe për të qenë në podcastin e tij.
“Shkon në Korçë, dhe përdor Peleshin e tij. Mendon, se tani e gjeta. Në Korçë, arrita të blej dhe Ilir Vrenozin. Ilir, ti u bëre star-i i kësaj fushate se ëprfaqësove shqiptarin e vërtetë. Përfaqësove njeriun e thjeshtë. Tregove se, karakteri, nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë dhe në Shqipëri. Të falënderoj shumë në emër të të gjithë ketyre emigrantëve.
Ndaj dhe, të bashkohemi. I bëj thirrje, çdo qytetari që është regjistruar për të votuar. Asnjë votë Edi Ramës, asnjë votë për ata të cilët po zbrazin Shqipërinë, po mjerojnë Shqipërinë, po ndajnë pasuritë e saj. Çdo votë për ndryshimin. Çdo votë për Shqipërinë Madhështore. Është radha jonë! Është radha jonë!”- deklaroi Berisha. Versus.al








