POLITIKË /

"Urdhri u dha nga zyra e kryeministrisë", Rama për 21 janarin: Dumani ishte prokuror, por tani ka fuqinë

Shkruar nga Versus

"Urdhri u dha nga zyra e kryeministrisë", Rama për 21

Gjatë komunikimit ‘live” me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama foli sot sërish për Reformën në Drejtësi, duke e marrë një situatë hipotetike me ngjarjen e ndodhur në 21 janar 2011.

Ai tha se nëse një gjë e tillë do të ndodhte sot, do ishte e paimagjinueshme që ai të kishte mundësi të ndërhynte dhe të jepte urdhër ndaj SPAK-ut që të mos lëshoheshin urdhër arreste të paktën për personat përgjegjës për administrimin e protestës.

“Imagjino të ndodhte sot të mblidhej këtu poshtë dritares time një popull i tërë dhe nga kjo dritare të jepej urdhri të qëlloheshin me plumba të vërtetë njerëzit dhe të vdisnin 4 vetë, totalisht të pafajshëm dhe prokurorët, SPAK-u në këtë rast, imagjino tani të ishte SPAK të lëshonte urdhër arresti për numrin e personave përgjegjës për administrimin e protestës dhe unë t’i jepja urdhër drejtorit të përgjithshëm të policisë të shmangte SPAK-un. E imagjinoni dot? Kjo ka ndodhur në Shqipëri shumë pak kohë më parë. Si shpjegohet kjo që tani duket kaq e pamundur? Na ra nga qielli kjo, apo e solli Amerika me aeroplan e Evropa me vapor? Këtë e bëri ky që sheh këtu bashkë me ata që shkruajtën Reformën në Drejtësi dhe ata që e votuan me vullnet të plotë”- u shpreh Rama.

Më tej ai nënvizoi sërish faktin se kreu i SPAK Altin Dumani e kishte edhe më herët mundësinë të hetonte ngjarjen e 21 janarit, por nuk e kishte fuqinë duke pretenduar se asokohe pushteti i drejtësisë varej nga qeveria në pushtet.

“Altin Dumani për të cilin kam shumë respekt, ka qenë aty prokuror. Por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot sepse shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë dhe e përdorte për hesapet e pushtetit të vetë”- shtoi kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: