POLITIKË /

Veliaj ankimoi shkarkimin, Rama dorëzon në presidencë vakancat për Tiranën dhe 5 bashki! Pritet data për zgjedhjet e parakohshme

Këshilli i ministrave i ka komunikuar zyrtarisht presidencës shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Shkruar nga Versus
Veliaj ankimoi shkarkimin, Rama dorëzon në presidencë vakancat
Edi Rama dhe Erion Veliaj

Pavarësisht se ditën e djeshme Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, sot kryeministri Edi Rama ka dorëzuar në presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera.

Tashmë pritet që presidenti Bajram Begaj të dekretojë një datë zyrtare për zgjedhjet e parakoshme në bashkinë e Tiranës, Vlorës, Matit, Cërrikut, Tepelenës dhe Beratit, bashki që kanë mbetur pa kryetarë që pas zgjedhjeve të 11 majit.

Veliaj ankimoi shkarkimin, Rama dorëzon në presidencë vakancat
Shkresa e dorëzuar në presidencë

Pasi Begaj të dekretojë një datë për zgjedhjet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të merret me organizimin e tyre. Kujtojmë se përveç bashkisë së Tiranës ku u arrestua kryebashkiaku Erion Veliaj dhe asaj të Vlorës, ku u dorëhoq Ermal Dredha, në 4 bashkitë e tjera kryebashkiakët u dorëhoqën para zgjedhjeve të 11 majit për të kandiduar si deputetë. 

Megjithatë në rastin e Tiranës ka një ngërç për shkak se Veliaj tashmë ka dorëzuar ankimin në Kushtetuese dhe neni 115 i Kushtetutës thotë se në këto kushte çdo vendimmarrje pezullohet derisa gjykata të shprehet mbi ankimin. Versus.al

Poll