POLITIKË /

VIDEO/ “As s’më rr*het për policinë”, Dogjani përplaset me Rusmajlin gjatë rinumërimit: Më vodhët votat!

Dogjani pretendoi se në çdo kuti i ishin vjedhur vota dhe kërcënoi Rusmajlin dhe numëruesit e tjerë se do t’i kallëzojë në SPAK.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “As s’më rr*het për policinë”, Dogjani

Asllan Dogjani, kandidati i PD në listën e hapur që nuk arriti të merrte mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme, është përplasur me anëtarin e KAS, Ilir Rusmajli gjatë rinumërimit të votave në Tiranë.

Dogjani pretendoi se në çdo kuti i ishin vjedhur vota dhe kërcënoi Rusmajlin dhe numëruesit e tjerë se do t’i kallëzojë në SPAK.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

“Hajde shihe sesa e qartë është këtu. As s’më rruhet për policinë fare, është vjedh vota dhe thua do lajmëroj policinë. Vidhni votat, hajduta! Nuk është hera e parë, gjithë ato vota më keni vjedhur deri tani. 4,5,4,2,4,5 në të gjitha kutitë e votimit. Zotëri mos u tallni me votat e qytetarëve. Sepse kemi ditë e natë që rrimë këtu. Turp të keni, do t’ju çoj në SPAK për çdo votë që më keni marrë”- u shpreh Dogjani mes të tjerash.

Sipas rezultateve të kutive të numëruara deri më tani për kandidatët preferencialë, në 458 kuti të rinumëruara, Dogjanit rezulton t’i jenë hequr padrejtësisht 8 vota të cilat në fund të procesit të rinumërimit do t’i shtohen në rezultatin përfundimtar. Versus.al

Poll