Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër vizitë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ndryshe nga hera e kaluar, më 3 korrik, kur vizita e tij u shoqërua me lëvizje dhe “tronditje” në strukturat e Bashkisë, këtë herë Rama ka mbërritur me një helikopter ushtarak të llojit “Cougar”.
Sipas burimeve mediatike, helikopteri është ulur në ish-fushën e aviacionit, prej nga kryeministri është shoqëruar më pas nga eskorta drejt vilës qeveritare.
Ende nuk dihet nëse kjo vizitë ka karakter zyrtar, në kuadër të ndonjë aksioni të ri apo verifikimi të punës në Bashkinë e drejtuar nga Ermal Dredha, apo nëse kreu i qeverisë ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në vilën qeveritare të zonës./Versus.al
View this post on Instagram







