AKTUALITET /

Mbytja me litar e të riut në Mat, Bushgjoka pranon konfliktet, por mohon krimin! Çakrri: Vëllezërit më thanë se kërkonin drogë

Shkruar nga Versus
Mbytja me litar e të riut në Mat, Bushgjoka pranon konfliktet, por
Vëllezërit Bushgjoka dhe viktima Renis Dobra

Fatjon Bushgjoka e Petrit Çakrri, dy të arrestuarit sit ë dyshuar për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet i vrarë më 9 korrik në Mat, kanë mohuar të kenë lidhje me krimin.

Bushgjoka, i cili dyshohet si autor së bashkë me dy vëllezërit e tij të shpallur në kërkim Kristi e Aleksandër Bushgjoka, ka pranuar se e njihte viktimën dhe se kishte patur më herët konflikte me të për trafikun e drogës në Gjermani, krim për të cilin tha se kishin bashkëpunuar.

Por gjatë dëshmisë së tij, ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e të riut.

Nga ana tjetër, i arrestuari Petrit Çakrri i cili njihet si një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të PD Azem Hajdari tha se mes tre vëllezërve nga Tropoja njihet vetëm me Kristi Bushgjokën me të cilin tha se kishte qenë në një burg.

Në dëshminë e dhënë Çakrri tha se kishin shkuar me dy makina në zonë pasi vëllezërit i kishin thënë se do të kërkonin një sasi droge në fshatra, duke mohuar të ketë dijeni për vrasjen e të riut Dobra.

“Ishim me dy makina, më thanë të hipi në një makinë dhe të iki. Nuk kam dijeni se çfarë ndodhi me Dobrën”- mësohet të jetë shprehur Çakrri mes të tjerash. Versus.al

Poll