
Këta janë tre vëllezërit Bushgjoka nga Tropoja të cilët akuzohen se planifikuan dhe kryen vrasjen e të riut nga Mati, Renis Dobra i cili u gjet i mbytur në liqenin e Shkopetit më 9 korrik.
Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjoka, ky i fundit i arrestuar, dyshohet se në bashkëpunim me mikun e tyre Petrit Çakrri kryen krimin e rëndë duke e rrëmbyer, torturuar dhe më pas vrarë të riun Renis Dobra me të cilin dyshohet se kishin patur konflikte për trafikun e drogës në Gjermani pasi dyshonin se ai po u vidhte paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal.
Çakrri dyshohet si personi që u ka siguruar vëllezërve kushtet dhe mjetet për të kryer krimin e rëndë duke marrë me qira makinat ‘Range Rover’ dhe ‘Hunday’.
Të tre vëllezërit të cilët prej vitesh jetonin në Kamëz, rezultojnë të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Fatjon Bushgjoka i cili është i arrestuar aktualisht, ka qenë disa herë i proceduar dhe dënuar për vjedhje në Shqipëri si dhe trafik droge në Itali.
Në tetor 2019, Fatjon Bushgjoka mori një leje disa ditore nga burgu i Rrogozhinës dhe nuk u kthye më aty. Asokohe ai ishte dënuar me 6 vite burg për një vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim. Versus.al







