Drejtuesi i fushatës elektorale të PD, Christopher Lacivita është shfaqur së fundmi në një video me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili ndodhet në SHBA aktualisht.
Për t’u dhënë përgjigjie të gjithë zërave që qarkulluan së fundmi se ai ka hequr dorë nga drejtimi i fushatës së PD, Lacivita shprehet se së shpejti do të mbërrijë në Shqipëri.
Lacivita: Jam rrugës për në Shqipëri.
Mediu: Ta bëjmë Shqipërinë madhështore
Lacivita: Sërish.
Nga ana tjetër, kreu i PD, Sali Berisha ka bërë me dije se kontrata e firmosur me Lacivita-n bashkëautorin e arritjes së fitores së Donald Trump, do të publikohet për mediat për të shmangur aludimet mbi pagesën.
Konferenca ku u prezantua Lacivita mori shumë vëmendje edhe për shkak të komenteve që ai pati ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar këtë të fundit si “kukull e Xhorxh Soros”. Versus.al








