
Mbrëmjen e së enjteje, në emisionin "Opinion" në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që çoi në një përplasje deri në fizike mes dy të ftuarve, Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës.
Kur debati mes të dyve u ndezur gazetari Berat Buzhala u ngritur nga vendi i tij, shkoi në ulësen ku ndodhej Albatrosi dhe i vuri duart në fyt publicistit.
“Uuu, jo jo qetësohuni” u dëgjua të thoshte moderatori i emisionit “Opinion”, i cili me ndihmën e një prej kameramanëve e largoi Berat Buzhalën në vendin e tij dhe mundi të qetësojë gjakrat në studio./Versus.al

