POLITIKË /

VIDEO/ Lojërat Olimpike, Rama mes liderëve botërorë, pritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Macron, i cili ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024.

Shkruar nga B.SH

VIDEO/ Lojërat Olimpike, Rama mes liderëve botërorë, pritet

Kryeministri Edi Rama u prit ditën e sotme nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris, teksa në kryeqytetin francez do të nisin sot Lojërat Olimpike.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Macron, i cili ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024.

Në oborrin e Elizé, veç Presidentit francez ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve.

Rama ishte njëri prej 85 krerëve të shteteve që u priten në Elize nga Macroni, krahas mbretit të Spanjës Felipe VI, Presidenti izraelit Isaac Herzog, kancelarit gjerman Olaf Scholz... krerët e shteteve dhe qeverive u pritën para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.

Pallati presidencial është stolisur me unazat olimpike.

Poll