
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj prej disa ditësh po proteston para kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mbrëmjen e sotme, për të dytën herë, Policia e Tiranës ndërhyri me forcë për të hequr çadrat dhe karriget e vendosura në trotuarin para kryeministrisë duke e konsideruar një zaptim të paligjshëm.
Lapaj dhe mbështetësit e tij kundërshtuan duke thirrur “Turp për policinë, kryeministër i korruptuar”. Pavarësisht kundërshtimit të protestuestuesve policia ka larguar çadrën.

