POLITIKË /

VIDEO/ “Rama do ta privatizojë”, incident në varrezat e Dëshmorëve, Blushi: Garda u përpoq të na pengonte

Sipas Blushit, kryeministri Edi Rama po përpiqet të "privatizojë" datën e çlirimit të vendit duke mos lejuar që partitë e tjera të mbajnë nderimet para dëshmorëve të rënë në luftën nacionalçlirimtare.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ “Rama do ta privatizojë”, incident në varrezat e
Tedi Blushi në deklaratë pas ceremonisë së nderimit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi së bashku me deputeten Erisa Xhixho dhe anëtarë të tjerë të kryesisë kanë nderuar sot dëshmorët e atdheut në varrezat e Kombit.

Ai tha se për Partinë e Lirisë lufta nacional-çlirimtare e dëshmorëve është e shenjtë.

“Së bashku me përfaqësuesit e PL u përulëm me mirënjohje dhe veprës së paharruar të dëshmorëve të atdheut. Për PL-në vlerat e luftës nacional-çlirimtare janë të pacënueshme”- u shpreh Blushi.

Por edhe kjo datë e shënuar siç duket nuk kaloi pa incident. Blushi tha se punonjës të Gardës ishin përpjekur që të mos i lejonin të kryenin ceremoninë e nderimit të dëshmorëve të atdheut. Ai akuzoi Ramën se po përpiqet ta privatizojë edhe datën e çlirimit të vendit.

“Për fat të keq në fillim të kësaj ceremonie patëm një përplasje me punonjësit e gardës së repub;likës që kishin marrë urdhër të na pengonin që të nderojmë dëshmorët. Kjo tregon tentativën e Edi Ramës për të privatizuar këtë datë historike dhe për të dhënë ndoshta edhe me koncesion varrezat e dëshmorëve”- përfundoi Blushi. Versus.al

 

Poll