POLITIKË /

“Vitin tjetër pyllëzim me dron”, Rama: Gati financimi, duhet t’i përgjigjemi sfidës së zjarreve

Shkruar nga Versus

“Vitin tjetër pyllëzim me dron”, Rama: Gati financimi,

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Për ty Natyre” ku foli për sfidat që vendi ynë po has në aspektin mjedisor duke u fokusuar tek menaxhimi i pyjeve, çështje për të cilën tha se do të ketë një shkrirje të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe asaj për menaxhimin e pyjeve.

Ndër të tjera, duke përmendur sfidën e madhe më të cilën vendi përballet çdo vit në sezonin e verës, zjarret që shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha me pyje, Rama tha se duke nisur nga viti i ardhshëm do të ketë mbjellje me dronë.

“Sot kemi një menaxhim të fragmentuar të pyjeve. Kemi modele që nuk janë koherente me njëra-tjetrën. Vendosja e një sistemi kombëtar të monitorimit të biodiversitetit si një mekanizëm që na garanton planifikim bazuar në të dhëna të marra shkencërisht.

Jemi në një tjetër sfidë të madhe që e kemi parë të tërë dhe e shohim sidomos gjatë sezonit të verës kur temperaturat rriten shumë, sfida e madhe e zjarreve. Për këtë arsye nevoja që të ndërhyjmë me shumë më tepër kurajo në aspektin e reformës dhe me shumë më tepër angazhim në aspektin e vëmendjes është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, është çdo vit e më e madhe. Askund nuk i është gjetur ndonjë ilaç zjarreve që kur vijnë bëjnë dëme kolosale. Por nuk duhet të qëndrojmë duke përsëritur të njëjtën gjë kur nevojitet të bëjmë diçka tjetër sepse duhet t’i përgjigjemi sfidës duke reaguar edhe duke investuar pa humbur kohë në ato pjesë që për shkak të zjarreve janë një plagë. Për këtë arsye po angazhojmë edhe burime të reja financiare për të futur teknologjinë duke rritur kapacitetet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dronë që sjellin eficencë dhe saktësi. Janë të buxhetuara për vitin që po vjen. Duke ndërtuar një bazë për vitin që vjen, do rrisim financimet dhe intensitetin e pyllëzimeve në vitet e mëtejshme”- deklaroi kryeministri mes të tjerash. Versus.al

Poll