POLITIKË /

Vota e diasporës për kandidatët e partive, mbyllet numërimi për disa qarqe! Cilët janë më të votuarit

Shkruar nga Versus

Vota e diasporës për kandidatët e partive, mbyllet numërimi

Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë politike në zarfet e diasporës, tashmë ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët që garonin në listat e hapura sipas qarqeve përkatëse.

Deri më tani numërimi po ecën me ritme të shpejta për qarqe të ndryshme. Në Dibër dhe Kukës dhe Shkodër ka përfunduar numërimi dhe deri më tani nga kandidatët socialistë, më i votuari rezulton ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i cili njihet edhe për faktin se ka qenë ish-gardist më 21 janar të vitit 2011 kur u vranë 4 persona në shesh gjatë procestës së opozitës socialiste.  

Agron Malaj ka marrë 2121 vota nga diaspora e qarkut Dibër. Ndërsa më i votuari tek demokratët deri më tani, është Bardh Spahia në Shkodër me 1653 vota.

Vota e diasporës për kandidatët e partive, mbyllet numërimi

Numërimi në Tiranë me 26.697 zarfe të numëruara nga totali 43.157

Kandidati me më së shumti vota është Erion Braçe i PS me 1770 vota, i ndjekur nga socialisti tjetër Blendi Gonxhja me 1631 vota dhe Pandeli Majko me 1521 vota.

Ndërsa tek demokratët më i votuari është mjeku Ilir Alimehmeti me 1141 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 1033 vota.

Rezultati i numërimit të votave të diasporës për partitë politike më të votuara:

PS- 122.072 vota (61.12%)

PD- 47.034 vota (23.55%)

Nisma Shqipëria Bëhet- 14.786 (7.40%)

Partia Mundësia- 5926 vota (2.97%)

Lëvizja Bashkë- 4344 vota (2.17%). Versus.al

Poll