POLITIKË /

"Vota jote nuk ka çmim", ambasada e SHBA thirrje në prag të zgjedhjeve të 11 majit

Shkruar nga Versus

"Vota jote nuk ka çmim", ambasada e SHBA thirrje në prag

Dy ditë parë zgjedhjeve të 11 majit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.

Ndërkohë që kanë munguar daljet publike nga përfaqësues të ambasadës amerikane lidhur me zgjedhjet e 11 majit, kjo është e disata herë që faqja e përfaqësisë diplomatike shpërndan mesazhe të tilla për qytetarët.

"Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim"- shkruhet në postimin e ambasadës amerikane.

Që pas ndryshimit të administratës qeverisëse në SHBA, nuk ka pasur deklarata të shpeshta nga ambasada amerikane lidhur me reformën në drejtësi apo për procesin e demokratizimit të vendit. Ndërkohë që ende nuk ka një ambasador të mandatuar nga kongresi për të ardhur në Shqipëri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: