POLITIKË /

Votat e diaspores: Votojnë 22% e emigrantëve shqiptarë, mbi 55 mijë zarfe mbërrijnë në KQZ

Votat e mbërritura deri tani janë kryesisht nga qarqet e Durrësit (11,457 zarfe) dhe Tiranës (10,521 zarfe), të cilat vijojnë të mbeten zona me numrin më të madh të emigrantëve aktivë në procesin zgjedhor.

Shkruar nga Versus

Votat e diaspores: Votojnë 22% e emigrantëve shqiptarë, mbi 55
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri pasditen e së shtunës kanë mbërritur 55,761 zarfe votimi nga jashtë vendit. Kjo shifër përfaqëson rreth 22% të numrit total të emigrantëve të regjistruar për të votuar nga jashtë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 80% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë tashmë në dorë zarfet zgjedhore – konkretisht, nga 245,935 zarfe të dërguara, 193,823 janë konfirmuar si të pranuara nga votuesit.

Votat e mbërritura deri tani janë kryesisht nga qarqet e Durrësit (11,457 zarfe) dhe Tiranës (10,521 zarfe), të cilat vijojnë të mbeten zona me numrin më të madh të emigrantëve aktivë në procesin zgjedhor.

Zarfet janë dërguar nga 64 vende të botës, ndërkohë që numri i shteteve ku janë shpërndarë fletët e votimit arrin në 85 vende.

Ndër vendet me pjesëmarrjen më të lartë të diasporës në këtë proces, prin Italia, me 29,607 paketa zgjedhore të rikthyera, pasuar nga Gjermania me 7,796 vota, Mbretëria e Bashkuar me 4,321 zarfe, Shtetet e Bashkuara me 4,189, ndërsa Greqia, për shkak të disa vonesave dhe problemeve logjistike, ka dorëzuar deri tani vetëm 3,834 vota, ndonëse nga ky vend pritej të vinin rreth 68 mijë vota.

KQZ pritet të japë përditësime të tjera në ditët në vijim, ndërsa afati për dorëzimin e zarfeve të votimit nga diaspora mbetet i hapur deri më 10 maj.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: