Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë propozim që votat e emigrantëve të mos numërohen nga përfaqësues të partive politike.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar që partitë të kenë vetëm vëzhgues. Ndërsa komisioni Rregullator ka kërkuar që për këtë propozim, të merren parasysh edhe opinionet e partive politike. Vendimi pritet të merret pas 5 ditëve.
Pjesë e propozimit nga kryekomisoneri Ilirjan Celibashi është që vetëm partitë politike parlamentare të kenë të drejtën e vëzhguesve gjatë numërimit të votave të emigrantëve. Në rast se ata do kenë ankesa për numëruesit, kanë të drejtë të kërkojnë zëvendësimin e tyre, por vetëm një herë. Versus.al








