POLITIKË /

Votat preferenciale për kandidatët e PD, nis rinumërimi i 42 kutive të Dibrës

Shkruar nga Versus
Votat preferenciale për kandidatët e PD, nis rinumërimi i 42
Rinumërimi i votave në KAS

Mëngjesin e sotëm ka nisur rinumërimi i votave preferenciale për qarkun e Dibrës sa i takon kandidatëve të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në total, do të rinumërohen 42 kuti zgjedhore për të cilat kandidatët e PD kanë patur pretendime për shkelje. Vendimi për rinumërimin është marrë nga Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve.

Ndërsa javën e ardhshme do të nisë procesi i rinumërimit të votave për qarqet e Tiranës dhe Fierit. Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi përkundër raportimeve për shkelje, tha se procesi i numërimit ka qenë model dhe lajmëroi se rinumërimi i kutive të votimit për qarqet përkatëse do të bëhet tek ambientet e pallatit të sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe jo tek parku olimpik. Versus.al

Poll