Partia Demokratike dhe Socialiste janë dakordësuar për të votuar sot ndryshimet e propozuara nga KQZ në Kodin Zgjedhor, duke u fokusuar më së shumti në mundësimin e votës së emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas ndryshimeve të miratuara, do të lejohen të votojnë edhe personat të cilëve u ka skaduar karta e Identitetit. Ndërsa të gjitha shpenzimet postare për dërgimin me postë të fletës së votimit tek emigrantët, do të mbulohen nga KQZ për këtë herë të parë.
Gjithashtu është zgjatur me 60 ditë afati për regjistrimin e kandidatëve për deputetë, nga 45 ditë që ishte më parë.
Në konferencën që pati sot kreu i KQZ Ilirjan Celibashi me gazetarët, dha informacion se në total për mbi 209 mijë persona, ekziston problemi i skadencës së afatit të vlefshmërisë për kartat e identitetit. Këto të fundit janë bërë shumë problem pasi mbi 10 mijë personave u janë refuzuar aplikimet për shkak se e kanë ngarkuar gabimisht dokumentin. Versus.al








