POLITIKË /

Voton kryeparlamentarja Elisa Spiropali, thirrja për qytetarët: Të tregojmë se jemi europianë me standarte

Spiropali u shpreh se sa më e lartë pjesëmarrja aq më e mirë do jetë e ardhmja e vendit.

Shkruar nga Versus
Voton kryeparlamentarja Elisa Spiropali, thirrja për qytetarët:
Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka votuar rreth orës 08:20 në qendrën e votimit në Tiranë, pranë parkut Olimpik.

Në dalje për mdiat, ajo pati edhe thirrje për qytetarët shqiptarë teksa kërkoi pjesëmarrje në votime dhe respektimin e standarteve europiane.

“Sot është dita e shtetit, e kombit. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj thirrje dhe të votojnë me qytetari. Të tregojmë se jemi europianë në mendje, zemër dhe standarte. Sa më shumë të votoni për Shqipërinë, aq më e mirë do jetë e ardhmja jonë”- u shpreh Spiropali. Versus.al

Poll