POLITIKË /

“Xibraka”/ Reagon Gazment Bardhi: Prokuroria, e kërcënuar nga Edi Rama

Pas vendimit të Prokurorisë për të mbyllur hetimet për dosjen e rihapur të “Xibrakës”, ka reaguar edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi. Në reagimin e tij, Gazment Bardhi hedh akuza ndaj Prokurorisë duke prentenduar se nuk ka kryer procedurat e nevojshme në këtë hetim.

Shkruar nga Versus

 

“Xibraka”/ Reagon Gazment Bardhi: Prokuroria, e kërcënuar

Pas vendimit të Prokurorisë për të mbyllur hetimet për dosjen e rihapur të “Xibrakës”, ka reaguar edhe deputeti demokrat Gazment Bardhi. Hetimet rinisën nëntë vite pas përfundimit të tyre dhe zbulimit të laboratorit të kokainës, ku u vunë në prangat e policisë tetë persona, pas një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme.

Por, sipas hetimeve Olsi Rama nuk ka qenë i përfshirë në këtë çështje.

Në reagimin e tij, Gazment Bardhi hedh akuza ndaj Prokurorisë duke prentenduar se nuk ka kryer procedurat e nevojshme në këtë hetim.

“Vendimin e SPAK për hetimin ndaj Olsi Ramës a kam paralajmëruar. I kuptoj Prokurorët pasi janë të kërcënuar nga pushteti i Edi Ramës”,  thotë Bardhi, në videon e publikuar në rrjetin social “Facebook”. /Versus.al/

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: