POLITIKË /

'Zëdhënës të Pëllumb Gjokës', replika mes Bardhit dhe Hoxhës, 'kërcënon' Braçe: Mos më bëni të hap librat...

Në denoncimin e tij sot në parlament Bardhi hodhi akuza lidhur me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës duke përmendur disa komunikime të zbardhura në ‘SKYECC’ mes bandave kriminale ku këto të fundit kërkonin me doemos emrin e Edmond Sulajt për të qenë në krye të policisë në qytetin verilindor. 

Shkruar nga B.SH
'Zëdhënës të Pëllumb Gjokës', replika
Erion Braçe, Gazment Bardhi, Ervin Hoxha

Akuzat e deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kanë krijuar replika mes ministrit të brendshëm, Ervin Hoxhës dhe deputetit të maxhorancës Erion Braçes.

Në denoncimin e tij sot në parlament Bardhi hodhi akuza lidhur me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës duke përmendur disa komunikime të zbardhura në ‘SKYECC’ mes bandave kriminale ku këto të fundit kërkonin me doemos emrin e Edmond Sulajt për të qenë në krye të policisë në qytetin verilindor. 

Por Ministri i Brendshëm u shpreh se biseda në Enchrochatt është bërë në vitin 2021 ndërsa Sulaj është emëruar në vitin 2023.

Ndërkohë që argumenti i Ministrit është mbështetur dhe nga deputeti Erion Braçe.

Ky i fundit i akuzuar nga Bardhi si zëdhënës i Pëllumb Gjokës u shpreh 'se sa për zëdhënës të filan banditit apo të fistek banditit mos më bëni të hap libra se po hapa librat, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampersat'.

Gjithashtu përplasje mes Ministrit Hoxha dhe Bardhit kishte dhe përsa i përket emërimit të ri të drejtorit të Gardës.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike maxhoranca ndryshoi ligjin e Gardës për llogari të një oligarku i cili kërkonte në krye të këtij institucioni Ermal Onuzin.

Ministri Hoxha: Në lidhje me bisedën Encrochat duhet të them se Edmond Sulaj mban drejtorin e policisë Qarkut Shkodër, kam pasur nderin të punoj me të dhe është një nga oficerët në karrierë që ka treguar aftësi dhe integritet në karrierën e tij në 27 vite punë. Kjo është gënjeshtër. Biseda del në vitin 2021, ndërkohë që Edmondi është zgjedhur në vitin 2023. Tani gënjeshtra e dytë që unë nuk e kuptova pjesën e Komandatit të Gardës sepse konkursi është bërë shumë serioz dhe unë nuk e kam idenë e parashikimeve që keni bërë ju dhe nuk keni pse të shqetësoheni në largpamësinë tuaj për përzgjedhjen e profilit duke e gjetur ju fituesin para se ai të konkuronte.

Pra ju keni gjetur dhe fituesin para se të konkuronte? Kjo është ajo që po mundohen tju shpjegoj. Komandanti i Gardës së Republikës është përzgjedhur mbi frymën e ligjit. Qëllimi kryesor ishte rregullimi i kohëzgjatjes së ruajtjes së personaliteteve dhe të banesave, përmisimi i së drejtës dhe kompesimit financiar për punonjësit dhe drejtuesit të Gardës dhe qëllimi numër tre ishte hartimi i një procedure dhe caktimi i kushteve për kriteret për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës. Pra këto kritere ndryshojnë komplet me kriteret e janarit 2021.

Bardhi: Në fakt e prisja që Ministri të përgjigjej pas pesë orësh se do t'i duhej të koordinonte mesazhin me Pëllumb Gjokën. E kuptova që ta ka shkruar dhe ti thjesht e lexove. Ajo që unë thashë për bisedën është se Drejtori i Policisë së Shkodrës është emëruar 1 muaj pasi miku i Pëllumb Gjokës u bë Ministër i Brendshëm dhe sipas asaj që unë publikova ka qënë kërkesë e drejtpërdrejtë e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që prisnin që miku i tyre të bëhej Ministër. Dhe zoti e deshti që miku u bë Ministër dhe Drejtori me kërkesë siç ishte e këtij grupi kriminal u emërua në detyrë. Unë nuk bëra CV e personit në fjalë, nuk kam punë me personin në fjalë kam punë me bashkëpunimin mes politikës dhe krimit të organizuar. Nuk e dija që Pëllumb Gjoka i ka shtuar zëdhënësit në këtë sallë. Por sot kuptova që ka shumë zëdhënës së tij në sallën e seancave plenare. Sa i takon Drejtorit të Gardës faleminderit që lexove sqarimin e oligarkut që urdhëroi ndryshimin e ligjit në mars të 2024. Zoti ministër, maxhoranca e juaj ndryshuat kriteret për emërimin e Drejtorit të Gardës. Kriteret i ndryshuat se kishit paracaktuar emërimin e Ermal Onuzit në krye të Gardës se nuk i plotësonte kriteret sipas ligjit që ishte në fuqi. Sa po hyri në fuqi ligji bëtë sikur bëtë një konkurs dhe çuat atë që ju kishte urdhëruar të bënte ligjin. Kemi qënë këtu dhe e kemi denoncuar se ligji është sponsorizim i një oligarku që të emëroj Drejtor të Gardës, Ermal Onuzin dhe ju nuk bëtë asgjë më shumë dhe asgjë më pak provuar se ndryshimet në atë ligj u bënë të porositura për llogari të një individi.

Braçe: Në fillim të fjalës time bëra një apel që në sallën e Kuvendit patjetër që duhet të mbrohet interesi publik dhe është shumë e rëndësishme që të mbrohet. Dhe unë mendoj se interesi publik mbrohet mbi të vërteta. Kam që në mëngjes në sallën e Kuvendit dhe kam dëgjuar më shumë vëmëndje madje kam mbajtur dhe shënime. Këtu në sallën e Kuvendit u lexua komunikim midis dy kodeve në ENCHROCHAT të supozuara, të dyshuar banditë. Dhe në ato komunikime flitet për Mondin. Dhe këtu u tha që ai Mondi është drejtori i policisë së Shkodrës qartazi fare. Tani unë po ju them që Mondi është bërë drejtor i policisë së Shkodrës në tetor të vitit 2023. Ndërkohë që komunikimi në ENCHROCHAT është I vitit 2021, kaq dhe e thjeshtë. 2021 si limiti i fundit kur mund të jertë përdorur ENCHROCHAT lart e poshtë nëpër dynja dhe në këtë vend, kaq dhe shumë e thjeshtë. Tani sa për zëdhënës të filan banditit apo të fistek banditit mos më bëni të hap libra. Kaq shumë e thjeshtë, se po hapa libra, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampersat./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: