Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë për gazetarët ku ka folur lidhur me përgatitjet për zgjedhjet parlamentare mbi votën e diasporës dhe mundësinë e votimit elektronik në disa qarqe.
Celibashi hodhi poshtë pretendimet e PD dhe theksoi se pajisjet e votimt elektronik janë 100% të sigurta. Sa i takon Kostos, Celibashi tha se vetëm për Tiranën do të kushtonte 18.2 milionë euro përdorimi i teknologjisë së tillë për zgjedhjet.
“I kemi marrë me seriozitet të gjitha komentet e PD në lidhje me votimin elektronik. Qëndron një prej atyre pretendimeve, që ka të bëjë me sjelljen e disa operatorëve në qendrat e votimit. Jemi në proces hetimi administrativ, e finalizojmë javës tjetër, për çfarë ka ndodhur me këtë kategori operatorësh. Pajisjet votimit dhe numërimit elektronik qëndrojnë aty të pahapura, në pritje të dikujt për të ardhur të bëjë çdo verifikim. E kemi bërë me dije, kush të dojë të vijë të bëjë verifikime në lidhje me pajisjet. Pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta dhe ofrojnë të gjitha garancitë për fshehtësinë e votes”- u shpreh Celibashji.
Ai ripërsëriti deklaratën se votimi elekronik nuk është i mundur të aplikohet në 3 qarqe të vendit, ndëra tha se të gjitha partitë politike përveç PD kanë sugjeruar që në Tiranë të aplikohet kjo metodë.
“Ne prej shumë kohësh u kemi dërguar partive politike të gjithave, kërkesën për të shprehur interes për votimin elektronik. Gjithkush e di që kemi propozuar që të zhvillohej në 5 qarqe. Në komunikimin e fundit propozuam qarkun e Elbasanit dhe Durrësit për votimin elektronik duke konsideruar që Elbasani ka një eksperiencë dhe Durrësi është mjaft afër me Tiranën dhe i krijon KQZ mundësi më të mirë për ta administruar. Kemi marrë përgjigje nga partitë, të gjithë pa përjashtim rekomandojnë të shtohet Tirana, dikush ka sugjeruar vetëm Tiranën, nuk është vetëm PS. Thuajse të gjitha. Përjashto PD që nuk konsideron asnjë njësi zgjedhore për zhvillimin e votimit elektronik. Thuajse të gjitha na kanë kërkuar të përfshihet edhe Tirana. Është e pamundur të bëhen tre qarqe. Kemi arsyetuar që do do zgjedhim dy qarqe me madhësinë e Tiranës, ose do duhet të zgjedhim vetëm Tiranën”- shtoi kryekomisioneri.
Sipas Celibashit, nuk ka rrezik që Vota e Diasporës të dështojë në zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se ka vetëm disa problematika që duhen adresuar përsa i takon infrastrukturës së nevojshme dhe modelet zgjedhore të cilat po shqyrtohen vazhdimisht.
“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen”, tha Celibashi. Jemi drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Në javën që vjen ky proces do jetë i finalizuar dhe do të merremi me aspektin teknik të ndërtimit të kësaj platforme. Do evidentojmë dokumentacionin dhe modelet zgjedhor që do përdoren për votimin nga jashtë. Po ndërtojmë fillimisht në letër gjithë infrastrukturën logjistike të këtij procesi për të cilin duhet ta them që është sfidë e vërtetë për KQZ dhe çdo ditë e më shumë bëhet sfidues ky proces. Është me rëndësi të thuhet që deri në momentin që flasim, çdo gjë dukshëm po kontribuon në realizmin me sukses të këtij procesi”- deklaroi Celibashi. Versus.al