POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi zbulon brenda sa kohësh do jetë gati rezultati i votimeve

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi zbulon brenda sa kohësh do jetë gati

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur mbi përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjatë intervistës në “Opinion”, Celibashi ka zbuluar se rezultati i votimeve do të dalë 48 orë që pas nisjes së numërimit.

Sa i takon votimit elektronik, Celibashi tha se do të ketë vetëm në njësinë 10 të Tiranës dhe në bashkinë e Vorës.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Kur mendoni ju zoti Celibashi që ne do të kemi një rezultat të zgjedhjeve?

Ilirjan Celibashi: Besoj se pa u mbyllur dita e martë do të kemi rezultatet si për partitë politike ashtu edhe për shpërndarjen e mandateve për kandidatët në listën e hapur.

Blendi Fevziu: Duke u mbyllur dita e martë, që i bie rreth 48 orë pas mbylljes së momentit të votimit.

Ilirjan Celibashi: Do përpiqemi që të jemi brenda parashikimeve të ligjit. E kemi bërë dhe në vitin 2021, që edhe rezultatet për partitë politike dhe koalicionet, por edhe kandidatët në listën e hapur t’i kishim rezultatet.

Blendi Fevziu: Ku do ketë votim elektronik?

Ilirjan Celibashi: Do ketë vetëm në njësinë 10 në Tiranë dhe në Bashkinë e Vorës. Është një projekt pilot në fakt.

Blendi Fevziu: Ngelët vetëm në Vorë edhe herës që kaloi në Vorë, pse nuk e bëni në të gjithë Tiranë dhe të  hiqni gjithë sikletin.

Ilirjan Celibashi: E kemi diskutuar me partitë politike dhe akoma nuk ka një besim, ka hezitim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: