POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon për verifikim në prokurori 16 kandidatë për deputetë (EMRAT)

Shkruar nga Versus
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon për verifikim në prokurori 16
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar 16 kandidatë për deputetë të partive politike, për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo lidhet me verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.

Në listën me emrat e dërguar për verifikim, përfshihen katër kandidatë të Partisë Socialdemokrate, ndërsa pjesa tjetër janë kandidatë të partive të reja që garojnë në zgjedhje.

Kandidatët për të cilët është kërkuar verifikimi:

Subjekti: Aleanca Demokracia e Re

Gramos Ismailaj

Geront Sefo

Subjekti: Aleanca Kombëtare Shqiptare

Ndriçim Kamberaj

Subjekti: Djathtas për Zhvillim

Arjel Rragami

Subjekti: Koalicioni Euroatlantik

Desard Muzhaqi

Subjekti: Lëvizja Bashkë

Dritan Tafhasaj

Subjekti: Mundësia

Adela Qemali, kandidate në Tiranë

Altin Muçeku, kandidat në Tiranë

Subejti: Nisma Shqipëria Bëhet

Entela Sula, kandidate në Tiranë

Erion Selmani, kandidat në Lezhë

Euglen Gjini, kandidat në Fier

Gazmir Memaj, kandidat në Shkodër

Subjekti: Partia Socialdemokrate

Florjan Tomçini, kandidat në Dibër

Klaudio Zotaj, kandidat në Vlorë

Lisman Pëllumaj, kandidat në Shkodër

Kreshnik Gjonaj, kandidat në Lezhë

Në total 11 subjekte politike me kandidatët e tyre janë të renditura në fletat e votimit për zgjedhjet e 11 majit. Duke qenë se këtë herë bëhet fjalë për një pjesë të listave të hapura të kandidatëve për deputetë, fleta e votimit ka përmasa tepër të mëdha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: