Drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Noë me Erla Mëhillin”, deklaroi se nëse subjekti politik që kryeson nuk arrin të marrë mandate deputetësh sa për të formuar një grup parlamentar në Kuvend, do të quhet dështim.
Ai tha se domosdoshmëria e fitores në këto zgjedhje, është tronditja e sistemit kundër dy partive kryesore dhe kalimi i vendit në zgjedhje të parakohshme.
“Fitorja e këtyre zgjedhjeve është çarja e sistemit, duke mos lejuar që partia aktuale të marrë 71 mandate dhe për të kaluar në zgjedhje të parakohshme. Dështim në këto zgjedhje, nëse ne nuk arrijmë një grup parlamentar është dështim. Çdo rezultat nën grup parlamentar, është dështim”-tha Adriatik Lapaj. Versus.al








