Kanë mbërritur në Tiranë fletët e votimit të cilat do të futen në zarfe për t’u dërguar më pas në adresat e deklaruara nga shqiptarët që jetojnë në diasporë. Mësohet se përgatitja do të zgjasë për disa ditë dhe do të jenë gati për t’u dorëzuar më 17 prill.
Aktualisht fletët e votimit për shqiptarët e diasporës janë printuar në Slloveni. Ndërsa aktualisht në Slloveni po printohen edhe fletët e votimit për qytetarët që do të votojnë në Shqipëri. Mbushja e zarfeve me fletat e votimit do të bëhet me transmetim live 24 orë.
Transporti i fletëve të votimit do të bëhet nga kompania ndërkombëtare "DHL International Albania". Kostoja për këtë shërbim do të jetë 9.2 milionë euro në total dhe i gjithë shpenzimi do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Versus.al








