POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 Majit/ Merret vendimi, KAS do të hapë një prej kutive të votimit

Ankimi ka të bëjë me një qendër votimi në Qarkun e Vlorës, ku sipas përfaqësuesve të këtij koalicioni, dyshohet se fletët e votimit nuk ishin të vulosura, çka do t’i bënte ato të pavlefshme.

Shkruar nga Versus

 

Zgjedhjet e 11 Majit/ Merret vendimi, KAS do të hapë një prej

Të hënën, më 2 qershor, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) do të hapë për verifikim kutinë e parë të votimit nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vendimi u mor këtë të enjte nga KAS, pas shqyrtimit të një ankese të paraqitur nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Ankimi ka të bëjë me një qendër votimi në Qarkun e Vlorës, ku sipas përfaqësuesve të këtij koalicioni, dyshohet se fletët e votimit nuk ishin të vulosura, çka do t’i bënte ato të pavlefshme. Për të verifikuar këto pretendime, KAS vendosi hapjen fizike të kutisë për të kontrolluar nëse fletët përmbajnë apo jo vulën zyrtare të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve.

Ky është rasti i parë që një kuti votimi hapet për verifikim pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 majit, dhe konsiderohet një test i rëndësishëm për integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor.

Ndërkohë, KAS ka përfunduar shqyrtimin paraprak të tre kërkesave ankimore të Partisë Demokratike për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Në vendimin e tij, komisioni ka urdhëruar që si pjesë e shqyrtimit administrativ të përfshihen edhe të dhënat e votimit nga jashtë vendit, duke përfshirë votat e emigrantëve dhe rezultatet e deklaruara për këtë kategori./Versus.al

Tags:

kas ankimim

Poll