POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e fletëve të votimit për diasporën! Këto janë 2 qarqet e para

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e fletëve të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se që prej ditës së sotme ka nisur shpërndarja e fletëve të votimit për shqiptarët në diasporë. Mësohet se të parat qarqe për të cilat ka nisur kjo shpërndarje është për emigrantët që kanë deklaruar vendbanimin në Dibër dhe Berat.

Dërgesat do të kryhen në mënyrë të përditshme, për të garantuar që çdo qytetar i regjistruar për të votuar jashtë vendit të ketë mundësinë të marrë pjesë në zgjedhje.

Këto janë zgjedhjet ku për herë të parë u jepet mundësi të votojnë shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe që në këtë proces janë regjistruar rreth 245.943 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Afati i vendosur për shpërndarjen e fletëve të votimit në kontinentin evropian është 22 prilli, ndërsa për shtetet në kontinentet e tjera ku jetojnë shqiptarë, synohet që shpërndarja të kryhet brenda 25 prillit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: