Ditën e sotme në orën 16:00 përfundon afati zyrtar për regjistrimin në zgjedhjet e parakohshme të Himarës dhe ku 8 parti kanë dorëzuar kërkesën për të marrë pjesë. Ndërkohë Partia Demokratike e ka dorëzuar në kërkesën zyrtare për t’u regjistruar në këto zgjedhje të parakohshme në limitet e orarit të vendosur nga KQZ.
Partitë që kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e Himarës
1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
2. Partia e Lirisë (PL);
3. Partia republikane (PR);
4. Partia Demokristiane (PDK);
5. Partia Balli Kombëtar (PBK);
6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
7. Fryma Re Demokratike (FRD);
8. Partia Demokratike
Deri tani, PS ka zyrtarizuar si kandidat Vangjel Tavon ndërsa nga ana e opozitës nuk ka ende një deklaratë për Petro Gjikurian si kandidat të përbashkët. Deri më tani bëhet me dije se Gjikuria, një biznesmen shqiptaro-amerikan do të kandidojë nën siglën e PBDNJ dhe ai vetë ka deklaruar se do të ndjekë të njëjtën rrugë si Beleri përsa i takon premtimeve për Himarën. Versus.al








