Presidenti Bajram Begaj do të nis nesër konsultimet me partitë politike në fuksion të dekretit për datën e zgjedhjeve parlamantare.
Të mërkurën (20 nëntor) Presidenti do të pres në takim Fatmir Mediun e Partisë Republikane, Vangjel Dulen e PBDNJ, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Dash Shehin e LZHK-së.
Një ditë më pas Presidenti do të presë përfaqësues nga Partia e Lirisë. Duke qenë se kreu i kësaj partie Ilir Meta është në burg nuk është mësuar akoma se kush do ta përfaqësoj këtë parti në këtë takim me Presidentin.
Ndërsa konsultat me dy partitë kryesore, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, Presidenti do t’i zhvilloje ditën e hënë muajin e ardhshëm me datën 2 Dhjetor. Meqënëse kreu i PD-së është në arrest shtëpie, Sali Berisha, ky i fundit mund të dërgojë një përfaqësues.
Në media është raportuar se dy datat që mund të mbahen zgjedhjet e vitit 2025 janë dy të dielat e para e të muajit maj, 4 dhe 11./Versus.al