Kreu i qeversisë Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në vend duke falenderuar efektivët që po përballen me flakët.
Mes të tjerash, Rama përsërit edhe njëherë se personat që ndezin zjarre qëllimisht në këtë kohë të vështirë të ngrohjes globale, duhet të marrin dënimin më të rëndë që përcakton ligji. Ndërsa më herët në një postim në rrjetet sociale tha se zjarrvënia duhet të përllogaritet vepër penale e njëjtë me vrasjen.
“Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë.
Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”-shkruan Rama. Versus.al







