POLITIKË /

Zv/kryeministrja Balluku në Patos: Mos paguani për E-Albania, sportelet ofrojnë shërbim falas për të gjithë qytetarët

Në këto zyra ofrohen jo vetëm shërbimet e E-Albania, por edhe ato të Postës, “IdentiTek” për letërnjoftimet dhe pasaportat, si dhe shërbimet e tjera komunale.

Shkruar nga Versus

Zv/kryeministrja Balluku në Patos: Mos paguani për E-Albania,

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, si dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, vizitoi sot Patosin ku monitoroi sportelet që ofrojnë shërbime për qytetarët.

Balluku theksoi se platforma E-Albania ka reduktuar ndjeshëm burokracinë, ndërsa nxit qytetarët që për çdo paqartësi të drejtohen sporteleve në bashkitë përkatëse, ku ofrohen shërbime të ndryshme.

Në këto zyra ofrohen jo vetëm shërbimet e E-Albania, por edhe ato të Postës, “IdentiTek” për letërnjoftimet dhe pasaportat, si dhe shërbimet e tjera komunale.

“Të gjitha shërbimet e e-Albania, veçanërisht për moshat e treta që e kanë më të vështirë përdorimin e teknologjisë, ofrohen falas nëpërmjet zyrave me një ndalesë. Çdo zyrë avokatie apo noterie që ofron këto shërbime me pagesë është në shkelje të plotë të ligjit”, theksoi Balluku.

Këto zyra synojnë të lehtësojnë aksesin në shërbimet digjitale për të gjithë qytetarët, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë ata që hasin vështirësi teknologjike./Versus.al

Poll