Rruga strategjike Berat-Ballaban, që lidh tre krahinat e rëndësishme të Përmetit, Skraparit dhe Beratit, po përparon me hapa të shpejtë.
Sipas zv.kryeministres, njëherësh Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila inspektoi punimet ditës e sotme tashmë janë nisur edhe asfaltimet në lotin 1 dhe lotin 2 nga ana e Beratit.
Ecuria totale e kontratës po sipas zv.kryeministres për të treja lotet arrin 52%, duke përfshirë edhe zonat me volumet më të vështira pune.
Kontrata parashikohet të përfundojë në tetor të vitit 2026, ndërsa punimet synojnë të përmirësojnë ndjeshëm lidhjen rrugore mes tre krahina të rëndësishme të vendit, duke fuqizuar edhe zhvillimin e agroturizmit, për të cilin banorët kanë shfaqur interes të madh.
Ministrja Balluku theksoi se përveç investimeve në infrastrukturën rrugore, po vijojnë punët edhe për ofrimin e infrastrukturës energjetike në zonë, duke përputhur investimet me iniciativat individuale të banorëve.
''Rruga Berat-Ballaban ka përparuar shumë, veçanërisht në punën për stabilizimin e skarpateve, ku tashmë janë shtruar stabilizantët. Në segmentin nga ana e Beratit, në lotin 1 dhe lotin 2, ka nisur shtrimi i asfaltit. Ecuria totale e kontratës, duke përfshirë të tre lotet, është rreth 52%, me heqjen e volumeneve më të vështira. Përfundimi i punimeve pritet në tetor 2026.
Kjo rrugë lidh tre krahina të rëndësishme, siç janë Përmeti, Skrapari dhe Berati. Gjatë fazës së projektimit dhe hapjes së kantierit, janë marrë iniciativa individuale nga banorët për zhvillimin e agroturizmit, duke përfituar nga zona e mrekullueshme ku ndodhet rruga.
Në aspektin e infrastrukturës energjetike, puna po ecën paralelisht me iniciativat e banorëve, për ofrimin e shërbimeve më të mira. Është synim që punimet të mbyllen para tetorit, para fillimit të periudhës së reshjeve.'' u shpreh ndër të tjera zv.ministrja Balluku. /Versus.al







