MAGAZINË /

Zbulohet “Nan”! Jo vetëm Alis, edhe Raimonda Bulku në skenën e Eurovisionit. Video po “çmend” rrjetin

Faqja zyrtare e Eurovision publikoi pamjet e para nga performanca e Shqipërisë. Ikona e kinemasë shqiptare Raimonda Bulku do të ngjitet në skenë si “nëna” e këngës “Nan”, ndërsa Alis mahnit me stilin dhe interpretimin emocional.

Shkruar nga Versus

Zbulohet “Nan”! Jo vetëm Alis, edhe Raimonda Bulku në

Teksa numërimi mbrapsht për Eurovision Song Contest 2026 ka nisur, Shqipëria duket se po përgatit një nga performancat më emocionuese dhe më të komentuara të këtij edicioni.

Faqja zyrtare e Eurovisionit ka publikuar në rrjetet sociale disa sekuenca ekskluzive nga performanca e Alis me këngën “Nan”, duke ndezur menjëherë reagime të shumta në internet. Por surpriza më e madhe nuk është vetëm interpretimi i kantautorit shqiptar.

Në skenën madhështore të Eurovisionit do të ngjitet edhe ikona e kinemasë shqiptare Raimonda Bulku, e cila do të interpretojë figurën e nënës në performancën e “Nan”, duke i dhënë këngës një dimension të fortë emocional dhe artistik.

Pamjet e publikuara tregojnë një skenografi të kuruar deri në detaj, ndërsa Alis shfaqet me një paraqitje elegante dhe moderne, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave europianë të festivalit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Vetëm pak orë pas publikimit në Instagram dhe platformat zyrtare të Eurovisionit, kënga ka grumbulluar qindra mijëra shikime dhe dhjetëra mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke u kthyer në një nga performancat më të komentuara të momentit në rrjet.

Në postimin e saj, faqja zyrtare e Eurovision Song Contest i fton mbi dy milionë ndjekësit të dëgjojnë, shijojnë dhe votojnë artistët pjesëmarrës, ndërsa për Alis shkruan se “ka derdhur shpirtin në çdo notë të kësaj kënge”.

Eurovision Song Contest 2026 do të transmetohet drejtpërdrejt më 12, 14 dhe 16 maj nga Vjena e Austrisë, duke premtuar një spektakël të madh muzikor për miliona teleshikues në mbarë Europën.

Publiku shqiptar do të ketë mundësi ta ndjekë festivalin në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

 

 

  

Poll