
Aktori Albano Bogdo, në rolin e opinionistit në “Ferma VIP Club” ka folur lidhur me ngjarjen e ndodhura në spektakël ku u përfshinë Adioni dhe Fabjola Elezaj. Albano kritikoi ashpër Adionin i cili ofendoi serbisht Moza Ahmetin.
Duke e konsideruar një “idiotësi” nga ana e këngëtarit, Albano tha se duhej që Adioni të ishte eleminuar menjëherë dhe të mos kishte televotim fare për të.
“Për Fabjolën nuk më intereson shumë se nuk kam qejf të debatoj me gra. Po Adionit meqë nuk ka ardhur, po ia them nëpërmjet kamerës, do i kisha thënë disa fjalë këtu të cilat ia them edhe tek lagjia edhe tek shtëpia e tij, ku të dojë.
I kam shumë inat këto populizmat kështu, por nuk i mohojmë dot faktet. Kanë vdekur qindra mijëra burra që të flitet shqip, kudo ku ka shqiptarë. Ai vjen në mes të Tiranës dhe shan serbisht, nuk e di pse e futën në televotim, po nuk e nxorrën direkt pas 5 minutash. Ai nuk përfaqëson as vendin nga vjen, as pallatin dhe as lagjen nga vjen, absolutisht asgjë. Shpresoj që ta kuptojë se çfarë idiotësie ka bërë se nuk besoj ta ketë bërë nga dashakeqësia”- u shpreh Albano. Versus.al

