Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora është suprizuar në emisionin e mëngjesit në “Capital FM” të Skocisë ku mësoi se një prej prezantuesve i cili quhet Fat, ishte gjithashtu shqiptar nga Kosova.
“Mirëmëngjes Rita, mirë se erdhe në Capital Breakfast”, iu drejtua ai, ndërsa Rita, iu përgjigj po aq e entuziazmuar në gjuhën shqipe “Mirëmëngjes Fat”.
“Nuk kam takuar kurrë në jetën time dikë që vjen nga vendi im dhe ka theks skocez. Kjo është e mrekullueshme”, dëgjohet të thotë këngëtarja.
Më pas biseda vijon rreth pyetjes që në familjet shqiptare ndodh shpesh me beqarët të cilët arrijnë një moshë të caktuar.







