
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Big Brother VIP 5”, lideri i javës, Rogerti, bëri një lëvizje surprizë që tronditi shtëpinë! Ai përdori fuqinë e tij të veçantë për të dërguar drejtpërdrejt në nominim dy banorët, dhe vendosi që Stenaldo dhe Mateo të përballeshin me televotimin.
Ky vendim nxiti reagime të menjëhershme brenda shtëpisë, por ajo që mori gjithë vëmendjen ishte deklarata e Brikenës pas transmetimit në “Prime”.
Vieë this post on Instagram
E qartë dhe e vendosur, ajo nuk kurseu fjalët për të mbrojtur Mateo-n, duke dhënë një mesazh që shumë e interpretuan si presion ndaj produksionit:
“Mateo nuk ka shanse me dalë, kurrë. Dal dhe unë bashkë me Mateon nëse del ai.”
Por kjo fjali që është dëgjuar e parë nga shumë ndjekës të formatit, pak orë më vonë u hoq nga video e publikuar ndoshta gabimisht në rrjetet sociale.
Kujtojmë se marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës ka qenë një nga temat më të diskutuara dhe të ndjekura të këtij sezoni, me ulje-ngritjet e saj, tensionet dhe afrimitetin e tyre fizik dhe me puthjen e parë të munguar të kthyer si kryefjalë të çdo prime e çdo situate të dy banorëve të cilët ende nuk janë bërë çift zayrtarisht në shtëpinë më të madhe e të zhurmshme në vend

