BOTA /

Rrëzimi i avionit/ Azerbajxhani i kërkon dëmshpërblim Rusisë

Shkruar nga Versus

Rrëzimi i avionit/ Azerbajxhani i kërkon dëmshpërblim

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev kërkon nga Rusia që jo vetë të kërkojë falje, por edhe të dënojë përgjegjësit e rënies së avionit azer ditën e Krishtlindjes, që i mori jetën 38 personave si dhe të kompensojë shtetin dhe familjet azere të viktimave.

Kreu i shtetit azer foli në një fjalim televiziv, një ditë pas bisedës telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës, siç thuhet në një deklaratë të Kremlinit, Putin i kërkoi falje duke pranuar përgjegjësinë e palës ruse dhe shprehu ngushëllimet për viktimat.

Poll