Presidenti amerikan Donald Trump shprehu dëshirën e tij për një armëpushim në frontet e Ukrainës, në një koment fillestar mbi deklaratat e Vladimir Putin në lidhje me pranimin e kushtëzuar nga Moska të propozimit.
"Shpresoj se Rusia do të bëjë gjënë e duhur," tha ai gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.
Trump e përshkroi deklaratën e presidentit rus si shpresëdhënëse, por theksoi se nuk ishte e plotë. Ai gjithashtu deklaroi se ishte i gatshëm të bisedonte me Putinin për propozimin e armëpushimit.
Ai u tha gazetarëve se i dërguari i tij Steve Witkoff është në diskutime serioze në Rusi. Bëhet e ditur se gjatë ditës Witkoff pritet të takohet edhe me Vladimir Putin.
Ai shmangu kritikat ndaj NATO-s, duke thënë në vend të kësaj se Rutte "ka bërë një punë shumë të mirë". Por ai tha se bashkëpunimi i SHBA me partnerët evropianë është "i padrejtë". Ne jemi në anën tjetër të oqeanit dhe "ata janë atje"
Trump madje përmendi Grenlandën dhe zgjedhjet e fundit atje – një temë që nuk e harron lehtë. "Unë mendoj se aneksimi i Grenlandës do të ndodhë, ne duhet të bëjmë një marrëveshje për Grenlandën," tha ai.








