BOTA /

Në fillim në Lindjen e Mesme tani në gjithë rrjetin diplomati, DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

SHBA përforcon sigurinë e ambasadave pas tensioneve në Lindjen e Mesme – DASH ka urdhëruar të gjitha selitë diplomatike amerikane të vlerësojnë menjëherë rreziqet dhe të krijojnë Komitete të Reagimit Emergjent, për të mbrojtur personelin nga kërcënimet e mundshme.

Shkruar nga Versus
Në fillim në Lindjen e Mesme tani në gjithë rrjetin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë

Lufta në Iran ka shkaktuar shqetësim global për sigurinë e personelit diplomatik amerikan. Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka lëshuar një udhëzim për të gjitha ambasadat amerikane në botë, duke kërkuar vlerësime të menjëhershme të sigurisë për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas një kabllogrami të referuar nga mediat, ambasadat duhet të krijojnë Komitete të Reagimit Emergjent, të përbërë nga njësi shumëdisiplinore për identifikimin e kërcënimeve dhe planifikimin e masave mbrojtëse.

Urdhri fillimisht iu dërgua selive diplomatike në Lindjen e Mesme javën e kaluar, por tani është zgjeruar për të gjithë rrjetin diplomatik global.

Mediat amerikane theksojnë se nuk ka informacion të detajuar mbi arsyet konkrete që kanë çuar në këtë vendim.

Kjo masë tregon përkujdesjen e shtuar të SHBA-së për mbrojtjen e diplomatëve dhe personelit të saj jashtë vendit në një situatë të tensionuar rajonale./Versus.al

Poll