MAGAZINË /

"Nuk e di si ju mban toka", Rozana Radi reagon ashpër ndaj lajmit të rremë ku thuhej se kishte vdekur

Ky rast tregon edhe njëherë shqetësimin dhe panikun që shkaktojnë lajmet e rreme të shpërndara nga individë të papërgjegjshëm në rrjete sociale.

Shkruar nga Versus

"Nuk e di si ju mban toka", Rozana Radi reagon ashpër ndaj lajmit

Këngëtarja e njohur Rozana Radi është bërë së fundmi subjekt i një lajmi të rremë që ka qarkulluar në faqet online të TikTok-ut, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga vetë artistja.

Një profil online publikoi një fotografi të këngëtares, të shoqëruar me imazhe të një aksidenti automobilistik dhe titullin tronditës: “Shuhet nga jeta këngëtarja Rozana Radi”, duke ngritur shqetësim të madh te publiku dhe njerëzit e saj të afërm.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, këngëtarja dhe moderatorja e emisionit Goca dhe Gra reagoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke e dënuar ashpër këtë dezinformim.

“Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online”, shkroi ajo fillimisht, ndërsa më pas shtoi: “Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka”.

"Nuk e di si ju mban toka", Rozana Radi reagon ashpër ndaj lajmit

Ky reagim i Rozana Radit nxjerr në pah shqetësimin për fenomenin e përhapjen e lajmeve të rreme në Shqipëri nga individë të papërgjegjshëm duke shkaktuar panik dhe pasoja emocionale te familjarët dhe publiku. Versus.al

Poll