Po kalojnë ferrin në këmbë familja e këngëtares Sheila Haxhiraj, e cila vetëm pak ditë më parë humbi vëllain e saj, pasi ai dyshohet se kreu një akt vetëvrasës.
Katër ditë pas aktit ekstrem që çoi në tragjedi, këngëtarja Sheila ka postuar një foto të së vëllait në Instagram, ku tregon se ikja e tij pa kthim e ka copëtuar nga dhimbja e malli.
“Vdiqa për ty”, shkruan Sheila krah fotos së të vëllait.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. Henri Haxhiraj, qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. 36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën. Vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj ishte punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë. Ai qëlloi veten me armën e shërbimit.
Pas disa orëve luftë për jetën në Spitalin Ushtarak të Tiranës 36-vjeçari fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagës në kokë dhe ndërroi jetë, duke lënë të zhytur në dhimbje këngëtaren e njohur dhe familjen e tij.







