Biznesmeni Shkëlqim Fusha ndaj të cilit është caktuar masa e “detyrimit të paraqitjes” për hetimet që po kryhen për kryebashkiakun Erion Veliaj, ka shkuar sot në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij.
Fusha është nën hetim për “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”. Ai hetohet si i dyshuar në lidhje me tenderat që janë dhënë nga Bashkia e Tiranës, ku ai ka përfituar.
Përveç Fushës, në hetim janë edhe disa biznesmenë të tjerë, si Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule, të cilët janë të përfshirë në të njëjtën dosje hetimore. Versus.al








