
Mal i Zi- Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi me bombë në Çetinjë pranë një qendre sportive. Sipas mediave vendase, të vdekur kanë mbetur Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq, anëtarë të klanit kriminal Škaljar.
Ndërsa të plagosur kanë mbetur Taso Jovanoviq dhe Mihajlo Borozan, anëtarë të të njëjtit klan kriminal.
Sipas mediave malazeze, një situatë e tillë ishte e pritshme pas lirimit nga paraburgimi të një numri të madh anëtarësh të grupeve kriminale. Shkak për lirimin e tyre është bërë mungesa e një aktgjykimi nga ana e policisë edhe 3 vite pas ndalimit të anëtarëve të grupeve kriminale. Një pjesë e madhe e tyre strehohen në Çetinje. Versus.al








