
SHBA- Nëntë persona u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre, pasi një person hapi zjarr në një park ujor në periferi të Detroitit, ku familjet u mblodhën për t'i “shpëtuar” vapës së verës të shtunën.
Autori u ndoq nga forcat e policisë por më pas ndërroi jetë pas vetëplagosjes me armë zjarri.
Një djalë 8-vjeçar u qëllua në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën. Nëna e djalit po ashtu është në gjendje kritike pasi u plagos në bark dhe në këmbë, ndërsa djali 4 vjeçar është në gjendje të qëndrueshme.
Autoritetet fillimisht thanë se besonin se rreth 10 persona kishin plagë me armë zjarri nga të shtënat në Rochester Hills, por ky numër u rishikua pasi ata u kontrolluan me spitalet e zonës.
Gjashtë të plagosurit e tjerë të gjithë mbi 30 vjeç ishin në gjendje të qëndreshme. Versus.al








