AKTUALITET /

Ambasada amerikane ngre alarmin: Grupe të lidhura me Iranin mund të bëjnë sulme në Shqipëri!

Sipas njoftimit zyrtar, këto grupe mund të kenë në shënjestër subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

Ambasada amerikane ngre alarmin: Grupe të lidhura me Iranin mund të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie, duke paralajmëruar për një rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin në territorin shqiptar.

Sipas njoftimit zyrtar, këto grupe mund të kenë në shënjestër subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.

Gjithashtu, theksohet se objektiva potencialë mund të jenë edhe vende të frekuentuara nga publiku i gjerë.

Ambasada përmend konkretisht zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante si ambiente ku kërkohet kujdes i shtuar, për shkak të mundësisë së rrezikut.

Në reagimin e saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin informacionet zyrtare lidhur me sigurinë.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të ambasadës dhe shoqërohet me një apel për kujdes të shtuar në ambientet publike dhe gjatë aktiviteteve të përditshme./Versus.al

Poll