MAGAZINË /

"Jam përgatitur për luftë..." Aktorë, këngëtarë, gazetare dhe transgjinor! 16 konkurrentët e Big Brother VIP 4

I fundit që u fut në shtëpinë BBV ishte aktori, Laert Vasili, i cili u shpreh se është përgatitur për luftë, teksa tha se vjen me të mirat dhe të këqijat e tij.

Shkruar nga Versus

"Jam përgatitur për luftë..." Aktorë,

16 konkurrentë vunë këmbë mbëmë në shtëpinë e re të Big Brother Vip Albania.

Rivalët e çmimit të madh vijnë nga fushave të ndryshme, si këngëtarë, gazetarë, aktorë, regjisor, producentë e deri transgjinor, si Amber.

Në fakt lojtarët e prezantuar nuk patën ndonjë suprizë nga lista e emrave që ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit nëpër media.  

I fundit që u fut në shtëpinë BBV ishte aktori, Laert Vasili, i cili u shpreh se është përgatitur për luftë, teksa tha se vjen me të mirat dhe të këqijat e tij.

“Nuk jam shenjtor, me të mirat dhe të këqijat e mija. Filmit, teatrit i kam dhënë shpirtin. Mu duk interesante të kisha një Vëlla të Madh, sepse kam vetëm motër. Jam rritur nga dy ushtarakë dhe jam përgatitur për luftë.”- tha ai.

"Jam përgatitur për luftë..." Aktorë,

Banorët e “Big Brother VIP Albania 4”:

Laert Vasili, aktor

Loredana Brati, modele e lindur dhe rritur në Itali. 

Livia Bruka, ish-pjesëmarrëse në Përputhen 

Amber bëhet transgjinori që deklaroi se ka lindur në trup të gabuar mashkulli, për këtë më pas ka vendosur të kthehet në femër.

Aldo Marku, regjisor 

Rozana Radi, artiste, moderatore 

Joz është këngëtari misterioz

Xum Allushi - influencer i njohur për videot humoristike 

Gerta Gixhari - moderatore 

Klajdi Musabelliu - këngetar

Gili & Redon Behrani - nënë e bir 

Zebervoki - oficer policie, influencer, producent 

Valbona Mhilli - moderatore 

Ols Abazi - producent 

G-Bani - hip-hopist 

Egli Tako - këngëtare 

Poll