AKTUALITET /

Përfshihet në aksident minibusi me turistë shqiptarë në Itali, raportohet për 16 të plagosur!

Një minibusë me disa persona me sa duket të gjithë turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor, pasditen e sotme rreth orës 16:00, në zonën Santa Venerina, shkruan media italiane Meridionews

Shkruar nga B.SH
Përfshihet në aksident minibusi me turistë shqiptarë në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një minibusë me disa persona me sa duket të gjithë turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor, pasditen e sotme rreth orës 16:00, në zonën Santa Venerina, shkruan media italiane Meridionews

Po sipas kësaj media nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por mendohet se mund të ketë qenë një defekt në frena.

16 persona kanë mbetur të plagosur askush nuk është në gjendje të rëndë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje./Versus

 

 

Poll